Inter i gatshëm të përfitojë nga mosmarrëveshjet e Chiesa-s me Juven, mediat në Itali flasin për marrëveshje mes futbollistit dhe klubit zikaltër

inter i gatshem te perfitoje nga mosmarreveshjet e chiesa s me juven mediat ne itali flasin per marreveshje mes futbollistit dhe klubit zikalter
inter i gatshem te perfitoje nga mosmarreveshjet e chiesa s me juven mediat ne itali flasin per marreveshje mes futbollistit dhe klubit zikalter

Federico Chiesa dhe Juventus, një martesë e destinuar të përfundojë. Pavarësisht rikthimit të fanellës së tij në dyqanin zyrtar të klubit të Juventusit, Chiesa aktualisht mbetet jashtë projektit të Thiago Motta-s.

Gjatë këtij sesioni të transfertave, pati kontakte me klube të ndryshme, me negociata që nuk u zhvilluan kurrë. Por kujdes gjatë ditëve të fundit të merkatos, ku mund të ketë një lëvizje vendimtare nga Interi. Por me një kusht.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, shqetësimi te klubi bardhezi është se Chiesa tashmë ka një marrëveshje për t’u transferuar tek Interi si lojtar i lirë në sesionin e ardhshëm të merkatos, por zikaltërit mund të shkojnë deri në ofrimin e 10 milionë eurove për të avancuar blerjen.

Të gjitha me një kusht: që Interi të arrijë të shesë një mes Correa ose Arnautovic, përndryshe marrëveshja nuk do të realizohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →