Giuseppe Marotta, presidenti i Interit foli para sezonit të ri.
“I jam mirënjohës fondit Oaktree për besimin. Unë mbështetëm në një strukturë drejtuese të fortë dhe në një ekip profesionistësh shumë seriozë. Pa harruar publikun që është vlera jonë e shtuar.
Do të vë në praktikë përvojën e fituar deri tani. Interi është Interi. Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar me fitore.
Objektivi ynë është të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur. Një ëndërr është fitimi i Championsit.
Rritja e pretendimeve është një akt krenarie dhe përgjegjësie. Duhet të përpiqemi të fitojmë Championsin, rëndësi ka të mos kemi pengje”.
Presidenti i Interit ka një koment edhe për numrin e madh të futbollistëve të huaj në Itali, diçka që nuk e sheh si gjë negative.
“Nuk kanë faj të huajt, përkundrazi, nëse janë të mirë shërbejnë për të ndihmuar në procesin e rritjes dhe përmirësimit të të rinjve.
Ajo që mungon sot është një hapje drejt botës së futbollit, një botë jo më e aksesueshme për të gjithë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co