Sport

Inter, Materazzi ironizon me Juventusin: Në stadium kishte 75,491 spektatorë dhe Sommer

inter materazzi ironizon me juventusin ne stadium kishte 75491 spektatore dhe sommer
inter materazzi ironizon me juventusin ne stadium kishte 75491 spektatore dhe sommer

Ngacmimet vazhdojnë pas Derby D’Italia, të fituar dje nga Interi 1-0 kundër një Juventusi që vizitoi shumë pak portën e mbrojtur nga Yann Sommer. Ironia e ish-lojtarit të zikaltërve, Marco Materazzi në Instagram, ka bërë bujë në rrjetet sociale.  “75,491 spektatorë + Sommer”, – shkruajti Materazzi.

Këto fialë shkojnë përshtat me ato të Simone Inzaghit, trajnerit të skuadrës nga Milano. “Sommer ishte gjithmonë i kujdesshëm, por pushonte ndonjëherë” – tha mbrëmë Inzaghi. Interi kryeson kampionatin me katër pikë më shumë se Juventusi, për me tepër ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts