“X” kundër Napolit ishte thjesht një hap fals, Inter rikthehet shumë shpejt te fitorja në Serie A, thyen pastër 2-0 Empolin duke e dërguar sërish në 14 diferencën me Milan e vendit të dytë. Titulli në Itali ishte dhe është thjesht çështje kohe, çështje shifrash. Inzaghi kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, ku menjëherë si titullar zbriti edhe Acerbi. Zikaltërit kishin kontrollin total të lojës, ndërsa gjetën shpejt edhe golin e avantazhit me Dimarco-n i cili me një goditje shumë të bukur dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 6-të.
Sigurisht, as Empoli nuk qëndroi pasiv, por e kishin të vështirë të riktheheshin në lojë. Inzaghi vodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin në minutën e 69-të. Pak minuta më pas, Inzaghi aktivizoi edhe Sanchez, dhe ishte pikërisht sulmuesi kilian ai i cili realizoi golin e dytë për zikaltërit duke mbyllur llogaritë me Empolin. Kjo ishte një sfidë e veçantë për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori kuqezi luante kundër ish ekipit të tij. Në fund, sipas mediave italiane, ia doli për sa kohë ishte në fushë, i vlerësuar me notën 6.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co