Të ardhurat e Interit nga Liga e Kampioneve për edicionin 2024- 2025 po rriten pas çdo ndeshjeje. Shifra totale e vlerësuar nga “Calcio e Finanza” ka arritur në 57.28 milionë euro dhe ajo rrjedh nga shuma e pesë zërave:
‘Bonusi i pjesëmarrjes’ (18,62 milionë euro), ‘Pozicioni i renditjes’ (275 mijë euro kuota minimale), ‘kuota europiane’ (24,02). milion euro), ‘pjesa jo-europiane’ (7.36 milionë euro) dhe ‘bonus rezultati’ (7 milionë euro falë tre fitoreve dhe një barazimi të arritur në katër javët e para të turneut).
Me ende katër ndeshje në dispozicion, të ardhurat e Interit janë të destinuara të rriten, e për më tepër duke u shtuar edhe fitimet që do të vinë nga prania e tifozëve që deri tani ka qenë gjithmonë maksimale.
PANORAMASPORT.AL