Bota Sport

Interi sheh Lunin si zëvendësuesin e Zomerit, Real Madrid i prish “ëndrrën” zikaltërve

interi sheh lunin si zevendesuesin e zomerit real madrid i prish endrren zikalterve

































Interi është prej kohësh në kërkim të një portieri të ri për të mbrojtur shtyllat e ekipit të tyre, për shkak se Jan Zomerit po i shtohen vitet ndër shpatulla.

lunin

Në fakt drejtuesit zikaltër kishin “piketuar” portierin e Real Madrid, Andri Lunin, i cili tashmë me rikuperimin e belgut Kurtua, mund të jetë si alternativa e dytë në sytë e Karlo Ançelotit.

Portieri ukrainas zhvilloi një sezon të shkëlqyer për madrilenët, duke i çuar këta të fundit deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

Mësohet se drejtuesit e Interin ishin prezent në finalen e “Wembley”-t teksa Real Madrid fitoi kundër Dormundit 0-2, për të folur me drejtuesit e klubit spanjoll për një transferim të mundshëm të portierit ukrainas në “San Siro”.

Në fakt ata morën një përgjigje negative, për shkak se Lunin ishte afër rinovimit të kontratës me “Los Blancos”. Kjo do të thotë se tani më Interi, duhet të fillojë kërkimin për një portier tjetër sepse Lunin është “i paprekshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts