Sport

Interi synon sulmuesin katalanas për në verë, Barcelona bën rezistencë

interi synon sulmuesin katalanas per ne vere barcelona ben rezistence
interi synon sulmuesin katalanas per ne vere barcelona ben rezistence

Barcelona nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Ferran Torres në verë. Kështu ka shkruar sot gazeta Mundo Deportivo, sipas së cilës anësori ofensiv spanjoll do të qëndrojë te katalanasit, pa marrë parasysh ofertave të merkatos. Ditët e fundit, pikërisht në këtë aks, portali Fichajes.net lakoi emrin e Interit, skuadër e interesuar për të firmosur me sulmuesin, për të kompletuar repartin e avancuar të skuadrës së Inzaghit.

Thashethemet për largimin e Ferran Torres janë të vazhdueshme dhe janë shtuar shumë së fundmi. Interi synon që të rinovojë sulmin dhe po vlerëson seriozisht profilin e futbollistit blaugrana. Çmimi i kartonit të ish-lojtarit të Valencias shkon rreth 30 milionë euro.

Në këtë edicion, ai ka luajtur 21 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë. Për të, ky është sezoni i 3-të me fanellën e kësaj skuadre.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts