Gazment Bardhi, në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ka deklaruar se një nga këshilltarët e kryeministrit Edi Rama ka qenë agjent rumun.
Bardhi pohoi se PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje, që të japë llogari për këtë emërim, që sipas tij është në cënim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
“Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës.
Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cënon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për ça e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co