“Investimi më i rëndësishëm, njeriu që ke në skuadër”- Mosdeklarimi i pagave, Rama thirrje bizneseve: Ka 1 mijë mënyra për t’i fshehur! S’është e lehtë për administratën t’i zbulojë, por…

investimi me i rendesishem njeriu qe ke ne skuader mosdeklarimi i pagave rama thirrje bizneseve ka 1 mije menyra per ti fshehur seshte e lehte per administrate








































Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se investimi më i rëndësishëm i bizneseve është tek skuadra që kanë në krah. Rama theksoi se nëse mungon ky kapital, atëherë dekoret e biznesit dhe çdo mundim tjetër u bie vlera.

edi rama 2

“Shumë nuk kanë dashur ta kuptojnë që investimi më i rëndësishëm është tek njeriu që ke pranë, anash dhe mbrapa teje në skuadrën e biznesit tënd. Nëse nuk e ke atë kapital të sigurt të patundshëm, të palëvizshëm të rrofshin të gjitha dekoret e mundimet e tjera, sepse atyre u bie vlera për shkak se të mungon ky kapital”, tha Rama në podkastin “Flasim”.

Kryeministri u bëri thirrje biznesve të bëjnë deklarimet reale të pagave, teksa theksoi se kjo ndikon edhe në skemën e pensioneve.

“Nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë”, shtoi Rama.

Por, kreu i qeverisë theksoi se me inteligjencën artificiale në fiskalizim do të jetë më të lehtë.

“Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza  dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment se kemi marrë vendimin që të hapin një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për ti dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundvitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi.

Pavarësisht se pensionet janë shumë të vogla, krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike, por rritja ka qenë domethënëse edhe e pensioneve në raport me ku ishim, por është e papërfillshme në raport me çfarë ka ndodhur me të tjerëve, me pagat.

Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut.

Pensionet i merr sot në fund të muajit nga pagat e atyre që janë të punësuar në funt të muajit tjetër ua jep atyre që i marrin në shtëpi për pension.

Nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti, por shteti nga i nxjerr pensionet. Besoj shumë që do të ecim sepse ka njëlloj sensibilizimi. Formalizimi i pagave, nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë. Por me atë që po bëjmë me fiskalizimin, me inteligjencën artificiale në fiskalizim do e kemi më të lehtë, Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle e goditje, ku nganjëherë më shumë sjell dëm.

Nuk diskutohet që do ta bëjmë, por është proces që nuk mbaron”, shtoi kryeministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →