“Investimi strategjik i qeverisë kundër lirisë së fjalës”- Jorida Tabaku: Të luftojmë që askush të mos ketë forcën për t’i kërcënuar mediat

investimi strategjik i qeverise kunder lirise se fjales jorida tabaku te luftojme qe askush te mos kete forcen per ti kercenuar mediat





































Në një konferencë të zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin e saj ndaj përdorimit të padive strategjike (SLAPP) si mjet për të heshtur fjalën e lirë dhe për të frikësuar gazetarët.

tabaku

Në videon e postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku e cilësoi këtë fenomen si një tjetër investim strategjik i qeverisë në luftën kundër lirisë së medias.

“Duhet të luftojmë çdo ditë për lirinë e fjalës, ashtu siç luftojmë për gjithçka tjetër”, deklaroi ajo, duke nënvizuar nevojën për një diskutim kombëtar për të mbrojtur gazetarët dhe për të ndaluar frikësimin e tyre përmes padive.

Si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku theksoi angazhimin e saj për të çuar përpara këtë çështje, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqërinë civile dhe median, për të siguruar se thënia e së vërtetës në Shqipëri nuk do të jetë luks, por një e drejtë e patjetërueshme.

Postimi i plote

Keni dëgjuar për kazanë, keni dëgjuar për shpifarakë me pagesë, keni dëgjuar për për llum që i hidhet kujtdo vetëm se ka një mendim ndryshe nga Qeveria. Dhe kush e bën gjithë këtë investim? Kush i thotë gjithë këto fjalë? Sigurisht ato që sot e cdo ditë bëjnë padi strategjike kundër gazetarëve. Pikërisht ky ishte diskutimi që patëm sot me organizata të shoqërisë civile, me përfaqësuesit e medias , për të hapur një diskutim kombëtar sesi mund të evitojmë autocensurën, sesi mund ti mbrojmë gazetarët për të thënë të vërtetën, sesi mund të stimulojmë që në Shqipërinë e 2024 , thënia e së vërtetës mos të jetë tabu, mos të jetë luks por të jetë një e drejtë reale që e ka kushdo. Mora sot një  angazhim nga organizatat e shoqërisë civile dhe media për të gjitha këto fusha e për të hapur një debat e një diskutim kombëtar qoftë dhe në emër të procesit të integrimit, megjithëse ne duhet ta ndryshojmë realitetin për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse sot ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë cdo ditë ashtu sic luftojmë për cdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar cdo ditë sic kanë bërë deri më sot. Unë këtë angazhim e mora qartësisht si Kryetare e Komisionit të Cështjeve Europiane dhe do vazhdoj ta coj deri në fund, ashtu si cdo iniciativë tjetër që kam marrë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →