Simone Inzagi shijon momentin dhe Krishtlindjet dhe distancën 3 pikë me Atalantën me një ndeshje për të rikuperuar. Me vështrimin nga vendi i parë. Por ajo që vlen për momentin është suksesi i radhës kundër Komos.
“Fitore shumë e rëndësishme. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Komplimente Komos. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por ne qëndruam gjithmonë të përqendruar. Në pjesën e parë na penalizoi shumë fusha që nuk ishte perfekte si gjithmonë. Por bëmë një ndeshje prej skuadre të madhe dhe skuadre që ka bindjen se do të bënte mirë. Në pjesën e dytë do të ndryshonim dhe ia dolëm”, tha fillimisht Inzagi.
Ai gjithashtu foli edhe për situatën e dy sulmuesve Turam dhe Lautaro. “Turam ka punuar shumë mirë. Është përshtatur mjaft mirë me principet tona dhe vazhdon të përmirësohet. Është duke na ndihmuar shumë dhe duhet të vazhdojë kështu. Është një lojtar me shumë kualitet. Fratezi? Tek Interi ashtu si në skuadrat e tjera ka shumë konkurrencë. Luajti 90 minuta kundër Udinezes, së bashku me Zielinskin. Por pastaj duhet të bëj zgjedhjet për të mirën e skuadrës. Jam duke alternuar shumë lojtarë dhe duhet që të shtyjmë në të njëjtin drejtim pa menduar për tabelën e klasifikimit.
Lautaro? Duhet që ta shoh ndeshjen me vëmendje. Unë kam qenë sulmues dhe e di momentin që kalon një sulmues. Duhet të vazhdojë të punojë kështu. I kam thënë që të jetë i qetë dhe golat do të vijnë. Në këtë moment nuk ka shumë fat”, shtoi Inzagi.
Në fund ka edhe thumba për kritikët italianë. “E di që më shumë vlerësime i marr nga jashtë Italisë. E dimë se ku jetojmë dhe qasjen që kanë njerëzit këtu. Por unë do të vazhdojë të bëj punën time sepse nuk më interesojnë të tjerët çfarë thonë. Unë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës duam të punojmë për të marrë me radhë të gjitha ndeshjet dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. Duhet që ta mbyllim sa më mirë të jetë e mundur këtë vit kalendarik. Na pret një tjetër ndeshje, pastaj Superkupa e Italisë”, përfundoi trajneri i Interit.
PANORAMASPORT.AL