Garda Revolucionare e Iranit njoftoi lëshimin e “dhjetëra dronëve dhe raketave” drejt “territoreve dhe pozicioneve të pushtuara të regjimit sionist”, siç quhen në deklaratë.
Kjo është raportuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, sipas së cilës sulmi është “përgjigjja ndaj krimeve të shumta të kryera nga regjimi sionist, përfshirë sulmin ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask dhe martirizimin e një grupi komandantësh dhe ushtarë e këshilltarë të vendit tonë në Siri”.
Sipas Pasdaran, sulmi është kundër “objektivave specifike brenda territoreve të pushtuara”.
Sulmi iranian ndaj Izraelit ka shqetësuar SHBA-të.
Presidenti Joe Biden do të takohet me zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaëare. Kjo ka qenë deklarata e Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Presidenti i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Charles Q. Brown, do të marrin pjesë në takim.
Më herët, Shtëpia e Bardhë konfirmoi fillimin e sulmit kundër Izraelit nga Irani duke nënvizuar se Joe Biden është informuar dhe po ndjek me kujdes situatën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co