Pas Palestinës, edhe Irani bëri thirrje që ekipi izraelit të përjashtohet pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike në Paris.
Irani vlerëson se garuesit izraelitë “nuk meritojnë të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpik në Paris, sepse po bëjnë një luftë kundër popullit të pafajshëm të Gazës”.
Komiteti Olimpik Palestinez i kishte dërguar më parë një letër presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bachut, se Izraeli po bën shkelje sistematike dhe të vazhdueshme të Kartës Olimpike.
Është raportuar se deri më tani 400 atletë palestinezë janë vrarë dhe shumë objekte sportive janë shkatërruar. Delegacioni izraelit udhëtoi në Paris të hënën me 88 sportistë, duke përfshirë një ekip futbolli për meshkuj.
Policia franceze do ta ruajë gjatë gjithë kohës delegacionin izraelit. Presidenti izraelit Isaac Herzog do të jetë gjithashtu në Paris për ceremoninë hapëse të premten.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co