Irani lëshon akuzat nga OKB: Izraeli dëshiron të zhvendosë nga Gaza palestinezët

irani leshon akuzat nga okb izraeli deshiron te zhvendose nga gaza palestinezet
irani leshon akuzat nga okb izraeli deshiron te zhvendose nga gaza palestinezet

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Gjenevë ka ngritur alarmin për një “politikë të qëllimshme” të regjimit izraelit që synon të lodhë palestinezët dhe t’i dëbojë ata nga atdheu i tyre. Kështu shkruan agjencia iraniane Irna.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga zbatimi i kësaj politike dhe veprimet e qëllimshme të pushtuesve, të cilët synojnë të eliminojnë totalisht kapacitetin e rezistencës së popullit palestinez kundër pushtimit”, tha Ali Bahraini gjatë fjalimit në takimin e 55-të të Këshillit të OKB-së. Duke iu referuar luftës së vazhdueshme “gjenocidale” në Rripin e Gazës, Ali Bahraini tha se bota nuk kishte parë kurrë një situatë kaq të tmerrshme humanitare në 80 vitet e pushtimit izraelit të territoreve palestineze. I dërguari i Iranit dënoi vrasjen nga forcat izraelite të më shumë se 150 punëtorëve të Kombeve të Bashkuara në Gaza që nga fillimi i luftës në fillim të tetorit.

“Akuzat kundër agjencive humanitare në Gaza dhe ndërprerja e aktiviteteve të tyre është pjesë e agjendës së forcave pushtuese izraelite për të detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →