Bota

Irani nis sulmin hakmarrës, lëshon dhjetëra drone drejt Izraelit, mbyllen hapësirat ajrore të vendeve

irani nis sulmin hakmarres leshon dhjetera drone drejt izraelit mbyllen hapesirat ajrore te vendeve
irani nis sulmin hakmarres leshon dhjetera drone drejt izraelit mbyllen hapesirat ajrore te vendeve

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.

Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda.

Sakaq, të dy vendet ashtu si edhe Jordania kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirat e tyre ajrore këtë mbrëmje duke bërë që avionët në hyrje, nisje dhe tranzit të ndalohen të kalojnë apo të zbarkojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts