“Irani po synon ta vrasë”- Inteligjenca amerikane informon Donald Trump mbi kërcënimet e mundshme! Reagon ekipi i fushatës së ish-presidentit

irani po synon ta vrase inteligjenca amerikane informon donald trump mbi kercenimet e mundshme reagon ekipi i fushates se ish presidentit





































Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është informuar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet e Iranit për ta vrarë, ka thënë ekipi i fushatës së tij, raporton BBC.

trump

“Trump u informua në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë në një përpjekje për ta destabilizuar dhe të shkaktojë kaos në SHBA”, thuhet në deklaratën e ekipit të fushatës së kandidatit republikan.

Deklarata nuk dha detaje mbi pretendimet dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse kërcënimet të cilave iu referua ishin të reja apo ishin raportuar më parë.

Qeveria iraniane nuk ka komentuar, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA-së për ndërhyrje në çështjet amerikane.

“Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë shtuar në muajt e fundit. Zyrtarët e zbatimit të ligjit në të gjitha agjencitë po punojnë për të siguruar që presidenti Trump të mbrohet dhe zgjedhjet të jenë pa ndërhyrje”, ka thënë në deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Steven Cheung.

Trump i mbijetoi një atentati më 13 korrik, kur u plagos dhe një person tjetër u vra në të shtënat në një tubim në Pensilvani. Nuk dihet motivi. Më 15 shtator, Shërbimi Sekret vuri re një person me pushkë që po kalonte afër fushës së golfit ku po luante Trumpi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →