Ironizon Veliaj: PD, si Big Brother, zihen kë do të nxjerrin nga shtëpia sot

ironizon veliaj pd si big brother zihen ke do te nxjerrin nga shtepia sot
ironizon veliaj pd si big brother zihen ke do te nxjerrin nga shtepia sot

Gjatë prezantimit të anëtarëve më të rinj në Njësitë Petrelë, Farkë, Baldushk, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kundërshtarët politikë, kur tha se ata vetëm përjashtojnë njerëz nga partia e tyre dhe tani u ka mbetur vetëm Saliu.

Ai tha se PD është bërë si Big Brother.

“Po të shikoni për shembull kush ka themeluar PD-në, nga 300 themeluesit ka mbetur vetëm Saliu, 299 të tjerët kanë ikur nga shtëpia. Është si Big Brotheri, kë do nxjerrim nga shtëpia sot. Ndërsa ne jemi si Big Brother-i por në kuptimin tjetër, kush do hyjë në shtëpi sot, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe tonën. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mikpresim njerëz, por unë besoj se jo vetëm numrat janë të rëndësishëm. Numrat kanë rëndësinë e tyre, kjo është arsyeja përse iu referova fitoreve tona, sidomos kësaj të fundit që ishte spektakolare në një zonë që s’ka qenë tradicionalisht e majtë, por edhe cilësia, edhe bindjet tona janë të rëndësishme”, vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →