Isco i nënshtrohet operacionit, rikthehet në fushë në 2025

isco i nenshtrohet operacionit rikthehet ne fushe ne 2025
isco i nenshtrohet operacionit rikthehet ne fushe ne 2025

Isco pësoi një tjetër dëmtim në javën e kaluar, gjë e cila e detyroi t’i nënshtrohet një operacioni. Ish-futbollisti i Real Madrid fatmirësisht e ka kalaur me sukses një operacion të tillë dhe tashmë pritet të nisë edhe fazën e rikuperimit.

Është trajneri i Real betis, i cili ka zbuluar edhe kohën që i duhet lojtarit për t’u rikuperuar. Sipas Manuel Pellegrini lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për 3-4 muaj dhe rikthimi i tij me shumë gjasa do të ndodhë pas merkatos së janarit.

“Është e vështirë të jepet një kornizë kohore për këtë, por duhet të jetë e ngjashme, rreth tre ose katër muaj,” ka deklaruar timonieri kilian. Kujtojmë se Isco nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji maj, pasi ka qenë i dëmtuar dhe vazhdonte rikuperimin. Në momentin që u duk se lojtari e kishte kaluar këtë siguatë, ai pësoi një dëmtim tjetër dhe tashmë i duhet ende të presë për të zbritur në fushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co