Shqiperia

Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi shpallet “Qytetar nderi” i Lezhës

ish ambasadori shqiptar ne kosove qemal minxhozi shpallet qytetar nderi i lezhes
ish ambasadori shqiptar ne kosove qemal minxhozi shpallet qytetar nderi i lezhes

TIRANE

Ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozit, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Lezhës.

Minxhozi u vlerësua për promovimin e resurseve dhe vlerave turistike në nivel kombëtar të Lezhës, ndërsa në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm personalitete nga Shqipëria dhe Kosova.

Mes emocionesh Qemal Minxhozi shprehu falenderimet e tij për vlerësimin me titullin Qytetar Nderi i Lezhës.

Qemal Minxhozi ka mbajtur për 10-vite postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, ndërsa më herët ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts