Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço, i ftuar në emisionin Open në News 24, deklaroi se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri ndodhet padrejtësisht në burg.
Miço theksoi se kryetar duhej të zgjidhej një person nga koalicioni fitues.
“Ishte brenda pritshmërive që të zgjidhet një kryetar/e siç u zgjodh Blerina Bala. Unë mendoj se duhej të zgjidhej nga këshilltarët e koalicionit fitues. Zonja Bala është e pavotuar, është emëruar nga Goro. Duhej të zgjidhej kryetar një person nga lista e koalicionit fitues. Nuk ka prova që justifikojnë masën ndaj Belerit.
Drejtësia ka ceduar deri tani, por jam besimplotë që drejtësia në fund do të thotë fjalën e vet. Ligji e përmban zgjidhjen për zgjedhjen e Balës, por mendoj se duhej zgjedhur një person nga koalicioni fitues”, deklaroi Miço.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co