Ish i dashuri dyshohet se e hodhi nga kati i 7-të i pallatit, rrëfehet motra e 13-vjeçares shqiptare: E vrau ai përbindësh, ishte i fiksuar pas saj

ish i dashuri dyshohet se e hodhi nga kati i 7 te i pallatit rrefehet motra e 13 vjecares shqiptare e vrau ai perbindesh ishte i fiksuar pas saj








































Motra e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, e cila dyshohet se u hodh nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte nga ish i dashuri i saj, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Piacenza më 25 tetor.

8445645_29130442_aurora_tila_sorella_vittima_haters

Në një intervistë për “Quarto Grado”, Viktoria Tila u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar. Ajo ka rrëfyer se adoleshenti ishte obsesiv dhe kishte sjellje të çuditshme.

viktoria tila

Intervista:

Viktoria Tila: Aurora ishte një princeshë e vogël, ishte bjonde me sy të çelur dhe kishte sjellje të mirjë. Ishte elegante në mënyrën e saj, përpiqej të ishte. Aurora ishte e shkëlqyer, do të  bëhej psikologe që të ndihmonte njerëz si ai përbindësh.

Çfarë menduat kur zbuluar se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Menjëherë e kuptova se nuk e kishte bërë ajp, se nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Motra ime ka qenë gjithmonë plot jetë, gjithmonë ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Që në momentin e parë kuptova që se ishte ai (ish-i dashuri) sepse ishte i fiksuar ndaj saj, gjithnjë e më i çuditshëm dhe që përkeqësohej me kalimin e kohës, e dija se ishte ai, e përsërisja vazhdimisht.

Çfarë menduat kur e takuat?

Viktoria Tila:  Ai thoshte se i vinte keq për veten, tha se kishte shumë probleme familjare dhe se nuk e bënte me qëllim por në realitet e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Ditën e parë që e takova live kuptova që kishte disa probleme, se diçka nuk shkonte.

Jo për të arritur deri këtu, por diçka nuk ishte në rregull. Ai ishte një djalë që shkonte vërdallë duke u përpjekur t’i rrihte të gjithë, duke u përpjekur t’i trembte të gjithë: ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej Aurorës apo atij

Kur ju thanë se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Të nesërmen në mëngjes, në orën 11.30. Mami më telefonoi duke qarë dhe duke bërtitur dhe duke thënë se e kishin vrarë. Dhe sapo më tha, emri i tij më erdhi në mendje menjëherë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →