Bota Kosova

Ish-komandanti i UÇK-së: Kush kontribuoi për Kosovën mos të kërkojë shpërblim

ish komandanti i uck se kush kontribuoi per kosoven mos te kerkoje shperblim





































Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Preteni, ka folur edhe për ‘përfitimet’ e shërbimit gjatë kohës në luftë.

UCKK

Teksa përshkruajti kontributin e tij ndër vite para çlirimit të vendit, Preteni tha se “kush çka të bën për vendin duhet ta bëjë, por mos të kërkojë materializim, e mos të kërkojë lëvdatë dhe mos të kërkojë shpërblim

“Edhe sot e them që duhet me i ikë formalitetit. Nuk je patriot nëse veç veshësh kuq e zi, në qoftë se dëgjon këngë me çiftelia dhe je pjesë e një patriotizmi folklorik”.

“Të gjitha ato beteja që këndohen, është e Melenicës, e Mejdanit, e Pretenit, unë i kam komandu. E kam librezën e veteranit, dhe kushtimisht mund të them, se i vetmi përfitim që mund të kem është kur të bëjë ndonjë analizë në QKUK që s’ka nevojë me pagu. Për të tjera, të ardhura prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kam, as nuk e kam pagën e pensioneve të veteranëve”, deklaroi Preteni.

Në fund, ai deklaroi se ndjehet tejet i nervozuar “pse nuk po e dojmë këtë shtet në mënyrë institucionale, pse nuk po veprojmë në mënyrë institucionale, pse po kërkojmë dëmshpërblime, kushtimisht po them, për punën që e kemi bërë a për të cilën kemi qenë të obliguar ta bëjmë”. /klankoso

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts