Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se nuk ka bërë asnjë pagesë apo lobim me qëllim heqjen e non gratës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për emisionin “Log” në News24, Berisha tha se nuk ka asnjë njohje personale me ish kongresmenin Lee Zeldin, i cili kërkoi llogari në DASH për sanksionin ndaj Sali Berishës.
Sali Berisha u shpreh se mund të kenë qenë miqtë e tij n amerikane apo bashkatdhetarët, që mund ti kenë folur ish kongresmenit.
A keni ju apo dikush i afërt me Ju, lidhje me z. Lee Zeldin, i nominuar nga Presidenti Trump për të drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit?
Berisha: Personalisht unë dhe rrethi im i ngushtë nuk ka asnjë lloj njohje me Sekretarin e Shtetit për Klimën, Lee Zeldin. Por kam një mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj tij se në tre letra ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit prova dhe fakte lidhur me shpalljen time “non grata”, ndërsa e konsideronte atë si një lobim nga George Soros, pasi në hetimet që kishte bërë ai nuk kishte gjetur kurrë ndonjë të dhënë për korrupsionin e Sali Berishës. Unë shfrytëzoj këtë rast për ti uruar sukseset më të mëdha në postin shumë të rëndësishëm që i ka caktuar Presidenti Donald Trump.
Nëse ju apo njerëz të afërt me ju nuk keni lidhje me Lee Zeldin, si i ra atij në vesh çështja juaj, aq sa i kërkoi në një seancë dëgjimore informacion, Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken?
Berisha: Konkretisht nuk e di personin që i ka folur, mund të jenë miqtë e mi amerikanë, mund të jenë bashkëatdhetarët tanë. Por mendoj se paraqitja e rastit tim te Lee Zeldin ka qenë një akt shumë i rëndësishëm për trasnparencën e vendimit mafioz politik të grushtit të shtetit që u ndërmorr ndaj opozitës shqiptare nga mafia shqiptaro-amerikane e Edi Ramës dhe George Soros.
A keni paguar ju, njerëz të afërt me Ju, apo pjesë e diasporës, para në atë që mund ta quajmë lobim apo interesim të kongresmenit të asaj kohe, Lee Zeldin?
Berisha: Nuk kam bërë asnjë lobim, asnjë pagesë. Thjesht padita në Gjykatë, Sekretarin e Shtetit për shpifje, dhe ky ishte rasti i dytë që ndodhte që një Sekretar Shtetit të paditej në gjykatë nga një shtetas i huaj. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, përveçse një mik i vjetër, Reganian, një avokat i famshëm, Charli Black, pasi u njoh me rastin iu drejtua me një letër një komisioni në kongresin amerikan për të nisur hetimet, duke shpallur veten “lobist pa asnjë pagesë”. Kam qenë i vendosur të mos shkel në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante atë detyrë. Së shpejti falë sovranit amerikan ai largohet nga ajo detyrë dhe unë filloj përpjekjet e mia, sqarimet e mia, për të paraqitur të gjitha argumentet mbi grushtin e shtetit që u krye kundër një force konservatore, vetëm për ti dhënë të gjithë pushtetin, një manari të George Soros në Rajon, Edi Ramës.
Në ç’fazë është ky proces gjyqësor me Antony Blinken, ka avancuar ?
Berisha: Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim. Por ishte në dinjitetin tim që t’i kërkoja zotërisë që të paraqiste dokumente mbi akuzat. Çështja shkoi në gjyq, por gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së. Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve.
Ju thatë se do të nisni përpjekjet tani që Blinken nuk do të jetë Sekretar i Shtetit. Tetë senatorë, përfshi edhe Marco Rubio, i zgjedhur nga Trump si Sekretar i Shtetit, në një letër ngrenë shqetësimin përsa i takon “non grata-ve” në Amerikën Latine. Çfarë përpjekjesh do të ndërmerrni ju?
Berisha: Fitorja e Trump është ngjarja më e rëndësishme në historinë e lirisë pas rënies së perdes së hekurt. fantazma e komunizmit u largua nga vendet e tjera dhe gjeti strehim në SHBA. Kjo fantazmë u shpreh me agresionin e paprecedentë ndaj familjes dhe vlerave të saj. U shpreh me çrrënjosjen e trashëgimisë kulturore, u shpreh me grushtin e shtetit kundër opozitave konservatore. Përsa i takon Sali Berishës janë 3 letra të personalizuara për mua nga një kongresmen që ishte në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të përfaqësuesve. Por unë edhe njëherë, nuk kam lobuar. Kur iu drejtova Gjykatës, i qëndrova besnik parimeve të Gjykatës. Është një agresion i të majtës ekstreme amerikane kundër forcave koservatore në Botë.