Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është takuar me Donald Trump, teksa ka publikuar një foto ku të dy shfaqen krah për krah, me gishtin e madh lart.
Ata diskutuan për Ukrainën, sipas Johnson, i cili tha se nuk kishte dyshim se kandidati republikan do të ishte “i fortë dhe vendimtar në mbështetjen e Kievit.
Komentet e tij vijnë pavarësisht nga sugjerimet se një administratë e dytë e Trump mund ta vendosë ndihmën ukrainase në një pozicion të pasigurt.
Trump ka qenë një kritik i zëshëm i NATO-s dhe sapo ka zgjedhur JD Vance si kandidat të tij për zëvendëspresident, një politikan që kundërshton plotësisht mbështetjen për Ukrainën.
Trump ka deklaruar më herët se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve duke nxitur gjithashtu frikën se një negociatë mund të zhvillohet me Rusinë duke “ndarë” Ukrianën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co