Ish-ministri i Jashtëm i RMV, Dimitrov në podcastin e Ditmir Bushatit: Të zgjidhësh probleme mes fqinjësh, duhet të trajtosh shqetësime në të dy anët

ish ministri i jashtem i rmv dimitrov ne podcastin e ditmir bushatit te zgjidhesh probleme mes fqinjesh duhet te trajtosh shqetesime ne te dy anet
ish ministri i jashtem i rmv dimitrov ne podcastin e ditmir bushatit te zgjidhesh probleme mes fqinjesh duhet te trajtosh shqetesime ne te dy anet

Ish-ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ishte i ftuari i radhës në podcastin e ish-ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Në episodin e titulluar “Shkundja e apatisë politike”, Dimitrov u shpreh se të zgjidhësh një mosmarrëveshje dypalëshe të vështirë që ishte e pazgjidhur, e zvarritur për shumë vite nuk të bën të fitosh shumë pikë politikisht, të paktën në planin afatshkurtër.

Sipas tij të zgjidhësh një problem të madh ndërmjet fqinjësh, duhet të trajtosh shqetësimet kryesore në të dy anët dhe nëse vetëm njëri prej tyre është i lumtur, atëherë çështja nuk quhet e zgjidhur.

“Së pari të zgjidhësh një mosmarrëveshje dypalëshe të vështirë që ishte e pazgjidhur, e zvarritur për shumë vite nuk të bën të fitosh shumë pikë politikisht. Jo në planin afatshkurtër. Njerëzit duhet të jenë gati të investojnë kapital politik. Pra, stimuli nuk do të jenë zgjedhjet pasuese. Si stimul duhet të jetë mirëqenia e kombit, dhe pastaj të punohet për të bindur bashkëqytetarët se ishte më e mira për t’u bërë. Së dyti të zgjidhësh një problem të madh ndërmjet fqinjësh, duhet të trajtosh shqetësimet kryesore në të dy anët. Nëse vetëm njëri është i lumtur, atëherë çështja nuk quhet e zgjidhur. Për të arritur këtë duhet të besosh tek pala tjetër. Ky besim nuk vjen lehtë. Pra në një proces, njeriu duhet të investojë për të krijuar këtë besim të ndërsjellë, edhe në nivel personal, edhe në nivel qeveritar. Këto zgjidhje të mëdha kanë nevojë të zbatohen. Për këtë duhet përkushtim dhe zotim nga të dy palët. Ka një numër gjërash që duhet të bëhen ende për sa i takon Marrëveshjes së Prespës, por kryesorja është se pas saj, nëse analizon sondazhet, edhe në Greqi, edhe në RMV, mund të shohësh se Greqia nuk është më problem dhe se ajo doli nga lista e armiqve. Ku tani vendi i parë është i rezervuar në mënyrë të sigurt Bullgarisë dhe në të njëjtën kohë, herë pas here Greqia del në listën tonë të miqve. Mendoj se e njëjta gjë vlen për opinionin publik grek”, tha ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →