Ish-ministri i Lituanisë paralajmëron: Sulmet hibride të Rusisë kundër NATO-s ‘duken si luftë’, aleatët duhet të…

ish ministri i lituanise paralajmeron sulmet hibride te rusise kunder nato s duken si lufte aleatet duhet te











































Sulmet jokonvencionale të Rusisë kundër NATO-s “duken si luftë” dhe aleatët duhet të vendosin vija të reja të kuqe, ka paralajmëruar një ish-ministër i Jashtëm.

Screenshot_1

Gabrielius Landsbergis, i cili dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm i Lituanisë në fillim të këtij muaji pas katër vitesh në detyrë, tha për Sky News se nuk beson se aleanca euroatlantike po i përgjigjet me shpejtësi dhe urgjencë të mjaftueshme kërcënimit rus.

Moska akuzohet për një fushatë me sulme hibride – të krijuara për t’u ulur në një zonë gri nën pragun e luftës konvencionale – që përfshin sabotim, prerje të kabllove nënujore, hakerime kibernetike, ndërhyrje në zgjedhje dhe komplote vrasjesh.

Kremlini ka mohuar akuzat perëndimore për armiqësi hibride. Por mimistri i Jashtëm i Lituanisë, Landsbergis, tha se një dështim i NATO-s për të vepruar do të çonte në përkeqësim të rrezikut.

Ai paralajmëroi se ekzistonte madje mundësia që një akt i luftës hibride ruse të jetë mjaft i dëmshëm sa që mund t’i shtyjë aleatët të përgjigjen duke iu referuar Nenit 5, kur një sulm ndaj një shteti anëtar shihet si një sulm ndaj të gjithëve.

“Nga këndvështrimi im, duket si luftë,” tha politikani lituanez në një intervistë në dhjetor, disa ditë para se të largohej nga posti i tij si ministër i Jashtëm.

I pyetur nëse sulmet ruse të “zonës gri” mund të arrijnë një nivel që të shtyjë aleancën të përdorë Nenin 5, z. Landsbergis tha: “Po, ky skenar mund të ndodhë.”

“Ne duhet të kemi një strategji të përgjithshme të NATO-s që do të jetë në gjendje të vendosë vija të kuqe dhe të paralajm¡rojë një hakmarrje nëse Rusia kërcënon aleancën,” tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →