“Ish-ministri nuk zbuloi të vërtetën e plotë”, Murati: Ahmetaj zgjodhi të mos e inkriminojë Ramën sepse…

ish ministri nuk zbuloi te verteten e plote murati ahmetaj zgjodhi te mos e inkriminoje ramen sepse
ish ministri nuk zbuloi te verteten e plote murati ahmetaj zgjodhi te mos e inkriminoje ramen sepse

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati përmes një komunikimi në studion e News24 ka komentuar intervistën e fundit të dhënë nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia së fundmi.

Murati u shpreh se rrethanat e Ahmetajt si një person në kërkim për 4 vepra penale duhet të merren parasysh sa i përket deklaratave të tij.

Sipas tij Ahmetaj edhe pse foli për kryeministrin Edi Rama, zgjodhi të mos e inkriminojë këtë të fundit, pasi kështu do të inkriminonte edhe veten.

Ai u shpreh skeptik se Ahmetaj do të zbulojë të vërtetën e plotë që ai disponon duke qenë se nuk është treguar bashkëpunues dhe me drejtësinë në vend.

“Ahmetaj është në kërkim për 4 vepra penale, në një farë mënyre duhet marrë parasysh rrethana se si i thotë gjërat. Nuk ndodh shpesh që një figurë brenda PS të flasë drejtpërdrejtë për Edi Ramën, por ai zgjodhi të mos e inkriminojë Ramën duke mos hedhur akuza konkrete.

Ahmetaj ka më shumë informacion, por kujtoj se ai vendosi të mos inkriminojë Ramën pasi kështu do të inkriminonte edhe veten. Ai mbajti një qëndrim mospranues ndaj drejtësisë. Për sa kohë që Ahmetaj thotë se është kërcënuar nga burgu, ai e di se kush është, pra nuk ka treguar gjithë të vërtetën e tij.

Ai është larg të qenit një hero me intervistën e dhënë. Do të ishte e udhës që Ahmetaj të fliste konkretisht dhe dyshoj që do e bëjë në të ardhmen duke mos qenë bashkëpunues me drejtësinë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →