Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, 99 vjeç, i cili ka marrë kujdes shëndetësor në shtëpi që nga shkurti 2023, shpreson të jetojë mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Një gazetë amerikane, Atlanta Journal-Constitution, e cila botohet në shtetin e Xhorxhias nga vjen Carter, ka përcjellë sot deklaratat e një nipi të ish-presidentit, i cili më 1 tetor do të mbush një shekull.
I pyetur nga fëmijët e tij se si dëshiron të festojë ditëlindjen e tij të 100-të, Carter u përgjigj se po shpreson të jetojë e të votojë për Harris.
“Unë thjesht po përpiqem të mbahem në mënyrë që të mund të votoj për Kamala Harris,” u përgjigj Jimmy Carter, sipas nipit të tij, Jason.
Carter është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së, ai ka qeverisur nga viti 1977, nderi në vitin 1981.
Ai i ka mbijetuar kancerit metastatik të trurit dhe kancerit të mëlçisë dhe iu nënshtrua një operacioni në tru pas një rënieje në vitin 2019.
Ish-presidenti nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Camp David në 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co