Ish-presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi sot një takim me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në një vizitë kortezie në Downing Street, sipas “The Independent”.
Ish-presidenti amerikan, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2009 deri në 2017, përshëndeti me dorë gazetarët përpara se të hynte në rezidencën e kryeministrit britanik për një takim privat në orën 15:00.
Një zëdhënës i Downing Street tha se takimi ishte pjesë e një vizite kortezie jozyrtare e ish-presidentit amerikan në Londër.
“Ekipi i ish-presidentit Obama na kontaktoi dhe padyshim që kryeministri Sunak ishte shumë i lumtur që u takua me të dhe diskutoi punën e Fondacionit Obama”, shtoi ai.
Obama u largua nga Downing Street pas një takimi me Sunak, që zgjati rreth një orë.
“Jam i tunduar”, tha Obama duke iu referuar pyetjeve të gazetarëve ndërsa largohej me ambasadoren e SHBA-së në BM, pas orës 16:00.
“Fondacioni Barack Obama” është një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në lëvizshmërinë sociale që u themelua nga ish-presidenti në vitin 2014.
Hera e fundit që Obama vizitoi Downing Street ishte tetë vjet më parë në 2016.
Ish-presidenti u takua me kryeministrin e atëhershëm David Cameron për bisedime përpara votimit të Brexit.
Ai paralajmëroi se Britania e Madhe do të ishte në “rradhën e pasme” për marrëveshjet tregtare të SHBA-së nëse largohej nga Bashkimi Evropian.
Të dy krerët mbajtën gjithashtu një konferencë të përbashkët per shtyp në Ministrinë e Jashtme.
Obama tha se SHBA-ja kërkonte që ndikimi i Britanisë së Madhe të rritej, përfshirë edhe brenda Evropës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co