“Ish-presidenti i Shqipërisë u arrestua për pastrim parash”- Mediat ndërkombëtare jehonë prangosjes së Ilir Metës

ish presidenti i shqiperise u arrestua per pastrim parash mediat nderkombetare jehone prangosjes se ilir metes





































Lajmi për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

WhatsApp Image 2024-10-21 at 14.34.57

Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ai u ndalua nga agjentët e BKH-së, të asistuar nga policia pranë zonës së Casa Italias në Tiranë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar, dyshohet për pastrim parash”, shkruan prestigjiozja “The Washington Post”.

Ndërkohe Assosiated Press ka shkruar: “Partia e majtë e Shqipërisë së Lirisë tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash. Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga prokuroria.”

ptresss

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →