Bota

Ish-Presidenti i Zvicrës kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të KiE, ja qëndrimi i tij për Kosovën

ish presidenti i zvicres kandidat per sekretar te pergjithshem te kie ja qendrimi i tij per kosoven
ish presidenti i zvicres kandidat per sekretar te pergjithshem te kie ja qendrimi i tij per kosoven

Ish-Presidenti zviceran Alain Berset është një nga tre emrat që do të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, njoftoi të hënën ministria e jashtme zvicerane.

Asambleja Parlamentare do të zgjedhë fituesin më 25 qershor.

Ministria e Jashtme shkroi në Twitter se “mirëpret mbështetjen e shprehur nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për kandidaturën” e Berset. “Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për këtë kandidaturë zvicerane”, thuhet në reagimin e tyre.

Kandidatura e Berset u shpall në janar.

Ish-presidenti i Zvicrës Berset ka shprehur më herët mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

« Shqiptarët ne vendin tonë janë një komunitet i madh dhe mjaft i rëndësishëm. Ata janë punëtorë dhe janë shembull integrimi dhe i suksesit në Zvicër” ka  thënë Berset.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts