Bota

Ish-Presidenti Obama dhe Doug Emhoff në epiqendër të ditës së dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat

ish presidenti obama dhe doug emhoff ne epiqender te dites se dyte te kuvendit kombetar demokrat
ish presidenti obama dhe doug emhoff ne epiqender te dites se dyte te kuvendit kombetar demokrat

ÇIKAGO – Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Demokrat, duke e zhvendosur kështu vëmendjen drejt nënpresidentes dhe përballjes së saj me kandidatin republikan Donald Trump.

Orientimi i vëmendjes drejt 76 ditëve të fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale pason mbrëmjen e parë që ishte projektuar si një përshëndetje me presidentin Biden, i cili u prit nga delegatët si një hero për tërheqjen nga gara, për t’i dhënë mundësinë zonjës Harris të kandidojë.

Duke folur qartazi dhe me energji, Presidenti Biden shfrytëzoi mundësinë për të mbrojtur historikun e arritjeve të tij, për t’i dalë në mbrojtje nënpresidentes dhe për të kritikuar ish-Presidentin Trump. Fjalimi i tij riktheu imazhin e Joe Bidenit që fitoi zgjedhjet e 2020-ës, në dallim nga paraqitja e tij e dobët gjatë debatit me ish-Presidentin Trump në qershor, që shkaktoi edhe tërheqjen e tij nga rikandidimi.

Në fjalimin e tij, Presidenti Biden përsëriti tematikën e vitit 2020, se “jemi në një betejë për vetë shpirtin e Amerikës”, si dhe ofroi mundësinë për ta paraqitur zonjën Harris dhe kandidatin për nënpresident Tim Ëalz si më të përgatiturit për të kandiduar në zgjedhjet e këtij viti.

“Në sajin tuaj, patëm katër vitet më të jashtëzakonshme të përparimit”, deklaroi Presidenti Biden. Ai shtoi se “kur them ne, e kam fjalën për mua dhe Kamalën”, duke ndarë kështu arritjet e tij më popullore me nënpresidenten, së cilës i trashëgoi edhe strukturat zgjedhore të ngritura prej tij.

Nënpresidentja Harris u shfaq në mënyrë të paparalajmëruar gjatë kuvendit të hënën, për ta falenderuar Presidentin Biden për punën e tij drejtuese. Më pas, ajo iu bashkua atij në skenë, ku folën dhe u përqafuan.

“Joe, faleminderit për udhëheqjen tënde historike, për një jetë të tërë në shërbim të vendit tonë, dhe për gjithçka tjetër që do të vazhdosh të bësh”, tha zonja Harris. “Të jemi mirënjohës përgjithmonë”.

Punimet e ditës së parë ishin me të paktën një orë vonesë dhe shumë prej folësve që ishin planifikuar të flisnin u detyruan të mos mbanin fjalim, si p.sh. muzikanti James Taylor. Organizatorët thanë se shkak për vonesat ishin duartrokitjet e zgjatura për folësit.

Nënpresidentja Harris do të udhëtojë të martën drejt Miluokit, për të marrë pjesë në një tubim në shtetin e pavendosur Uiskonsin. Në mbrëmje, ajo do të rikthehet në Çikago.

Ekipi elektoral i zonjës Harris tha të martën se do të nxjerrë në plan të parë gjatë tre ditëve të mbetura të kuvendit “përçues të besuar të mesazheve”. Ndër ta janë senatorja Catherine Cortez Masto nga Nevada; guvernatorja Gretchen Ëhitmer, senatori Gary Peters dhe ligjvënësja Elissa Slotkin nga Miçigani; senatori Bob Casey nga Pensilvania dhe senatorja Tammy Baldëin nga Uiskonsin. Nga shteti Arizona do të marrë fjalën senatori Mark Kelly dhe John Giles, kryebashkiaku republikan i Mesas. Guvernatori Roy Cooper i Karolinës së Veriut do të jetë folësi i fundit përpara se zonja Harris të pranojë të enjten emërimin si kandidate zyrtare për presidente e Partisë Demokrate./Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts