Bota

Ish-shefi i spiunazhit, Dick Schoof pritet të jetë kryeministri i ri i Holandës! Emri i tij u zgjodh nga 4 partitë që do bëjnë koalicion

ish shefi i spiunazhit dick schoof pritet te jete kryeministri i ri i holandes emri i tij u zgjodh nga 4 partite qe do bejne koalicion































Pas 14 vjetësh të Mark Ruttes si kryeministër i Holandës, një ish-shef i Inteligjencës është nominuar për ta zëvendësuar atë, nga katër partitë që do ta bëjnë koalicionin e ri qeverisës.

dick schoof

Dick Schoof, 67 vjeç, ka thënë se do të jetë një kryeministër për të gjithë holandezët, jo vetëm për katër partitë që e zgjodhën atë, raporton BBC.

“Për mua ky është një moment shumë intensiv, kurrë nuk do të prisja të jem i kërkuar për të qenë këtu”, u ka thënë ai gazetarëve.

Populisti anti-Islam, Geert Wilders i ka fituar zgjedhjet në nëntorin e kaluar dhe kishte arritur një marrëveshje koalicioni me tri partitë e tjera, pasi ishte pajtuar që të mos kërkonte postin e kreut të qeverisë.

Sipas marrëveshjes prej 25 faqesh, “Partia e Lirisë” e Wildersit dhe tre liderët e tjerë në koalicionin e tij ranë dakord se do të qëndronin në parlament jashtë kabinetit, ndërsa rreth gjysma e ministrave do të zgjidheshin nga jashtë politikës.

Ata kanë premtuar “regjimin më të rreptë të azilit” si dhe kontrolle më të ashpra ndaj emigrantëve dhe studentëve ndërkombëtarë, dhe kufizime të rrepta për bashkimet familjare për refugjatët.

Wildersi kishte braktisur tashmë disa nga planet e partisë së tij, si ndalimi i Kuranit, përpara zgjedhjeve, por ai qëndroi i vendosur në disa nga politikat e tij të imigracionit, të cilat do të shkaktojnë fërkime edhe me disa nga partnerët e Holandës në BE.

Dick Schoof e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në shërbimin civil dhe aktualisht është zyrtari më i lartë në ministrinë e Drejtësisë. Ai dikur drejtoi shërbimin e sigurisë së brendshme të Holandës AIVD, si dhe agjencinë kundër terrorizmit dhe shërbimin e imigracionit. Ai ka thënë se fokusi i tij në sundimin e ligjit do ta ndihmonte atë të qeverisë Holandën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts