Ish-sulmuesi i Milanit dhe Romës: Italia të ngutet me Shpendin, përndryshe do e ftojë Shqipëria

ish sulmuesi i milanit dhe romes italia te ngutet me shpendin perndryshe do e ftoje shqiperia








































Mosgrumbullimi i Kristian Shpendit nga trajneri Silvinjo me Kombëtaren për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka shtuar bindjen përtej Adriatikut se sulmuesi i lindur në Itali, mund të  përfaqësojë pikërisht të kaltrit në arenën ndërkombëtare.

cesena-cristian-shpendi-credit-luigi-rega-ok

Ish-sulmuesi i njohur italian, Masimo Agostini, me një të kaluar në klube si Napoli, Roma e Milan, ka theksuar se Italia duhet të veprojë shpejt dhe të përfitojë nga kjo situatë, para se ai të bëhet pjesë fikse e Shqipërisë.

Shpendi? Është një djalosh i datëlindjes 2003, që ka kulturën e punës, dëshirën për t’ia dalë që të luajë në skena të rëndësishme. Ai e bën pa çuar asnjëherë kokën, është gjithmonë i përulur, i dëgjon këshillat e të gjithëve dhe nga ajo që po bën, them se do të bëhet një lojtar i rëndësishëm. Uroj që të ftohet së shpejti nga përfaqësuesja jonë, përndryshe mund të ftohet nga Shqipëria”, tha Agostini, i cili tashmë vazhdon karrierën si drejtor sportiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →