Bota Sport

Ish-trajneri i “Djallit”, Arrigo Saki: Milani i duhej De Zerbit, Juvja me Motën goditi në shenjë

ish trajneri i djallit arrigo saki milani i duhej de zerbit juvja me moten goditi ne shenje

































Shumë skuadra kanë ndryshuar ose do të ndryshojnë trajner, megjithatë Arrigo Saki është fokusuar tek ata të ekipeve të mëdha. 78 vjeçare, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar zgjedhjet e Milanit dhe Juventusi, duke u shprehur pa doreza dhe me rezerva në njërin nga këto raste.

-800-0-saki

Xhuntoli është duke vënë bast për Tiago Motën për ta bërë Juventusin sërish të madh. A është italo-braziliani zgjedhja e duhur?

Them se po. Më pëlqen shumë Tiago. Ai ishte një lojtar i mirë dhe do të bëhet një trajner i madh. Bëri shumë mirë në Bolonja, Mota është vërtet i zoti. Ai është një strateg në një vend të dominuar nga takticienët që luajnë në mbrojtje dhe me gabimet e të tjerëve. Juventusi ka pasur gjithmonë trajnerë taktikë, me Tiago do të ketë një pikë kthese përsa i përket lojës dhe ideve.

Tifozët e Milanit janë të pakënaqur me ardhjen e Fonsekës. Zgjedhja e portugezit duket pak si një kërcim në errësirë…

Vitet e fundit e kam humbur pak nga sytë Fonsekën, kështu që preferoj të mos hyj në detaje sepse nuk e njoh aq mirë. Le të shpresojmë se do të jetë një strateg te Milani, edhe pse ai më duket më shumë si një trajner që i kushton më shumë vëmendje taktikës. Sigurisht që nuk është një emër që do ta kisha menduar për kuqezinjtë.

Kush do t’ju dukej mirë në stolin e kuqezinjve?

De Zerbi. Një djalë që ka bërë gjithmonë mirë kudo që ka qenë. Do të ishte trajneri ideal për Milanin sepse është një nga teknikët më të mirë në qarkullim. Për më tepër e njoh prej shumë vitesh dhe po ju them se e kam respektuar aq shumë saqë 5 vite më parë e ndihmova të shkonte në Sasuolo, duke e raportuar te Karnevali.

Së fundi, një kuriozitet, a ka ndonjë lojtar në Serinë A aktuale që do të dëshironit ta drejtonit?

Të gjithë ata që janë të besueshëm. Një emër vetëm? Markus Turam. Francezi më bëri shumë përshtypje këtë vit me bujarinë, forcën dhe dëshirën e tij për t’u përmirësuar. Dikur punoja me babain e tij Lilian në kohët e Parmës, një fenomen si lojtar dhe një person shumë inteligjent.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts