Kristian Panuçi ka luajtur për Interin dhe ka bërë disa deklarata lidhur me konkurrencën për titullin e Serisë A.
Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë i sheh ende kampionët në fuqi si kandidatë për titullin, por sigurisht ofron edhe paralajmërimet e rastit.
“Favoriti edhe sivjet është pa dyshim Interi, por këtë sezon do të ketë më shumë konkurrencë. Të tjerët janë afruar disi. Mendoj se Juventusi e ka ngushtuar diferencën, Milani është ende i bezdisshëm, Napoli me Konten filloi shumë fuqishëm, ndaj Inzagi e të tijtë duhet të kenë kujdes sepse sivjet vështirësitë janë më të shumta”, u shpreh ish-mbrojtësi pas një turneu Padel në Trento.
PANORAMASPORT.AL