Rudi Garsia nuk i druhet mungesës së golit dhe as faktit që Franca nuk e ka zgjidhur ende problemin e golit në këtë Europian. Ish-trajneri i Napolit, tashmë në rolin e opinionistit për “L’Equipe” ka deklaruar:
“Në Francë-Belgjikë, ishte ende skuadra me më shumë iniciative që fitoi në një ndeshje zhgënjyese dhe pa shkëlqim. Ekipi ynë nuk ishin preciz me një festival gjuajtjesh jashtë portës dhe djemtë nuk bënë atë që ishte e nevojshme për t’u kualifikuar. Skuadra që e donte më shumë kaloi. Belgët nuk e meritonin të shihnin çerekfinalet. Por ne nuk ishim të shkëlqyer. 10% e goditjeve në shenjë nga rreth njëzet (19 të tentuara saktësisht), është pak, tepër pak në këtë nivel.”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co