“Isha në punë”- Babai i Martin Canit tregon si mori vesh lajmin e kobshëm për vrasjen e djalit, nëna zbulon bisedën e fundit me të: Kur e pyeta a ke ndonjë shqetësim, më tha…

isha ne pune babai i martin canit tregon si mori vesh lajmin e kobshem per vrasjen e djalit nena zbulon biseden e fundit me te kur e pyeta a ke ndonje shqetesim me tha








































Engjëll dhe Florina Cani, prindërit e 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës ‘Fan Noli’, në Tiranë, kanë rrëfyer mes lotësh si e morën vesh vdekjen e djalit të tyre.

prinderit e martin canit

Pjesë nga intervista në emisionin Opinion.

Si e morët vesh lajmin atë ditë?

Babai: Unë rastësisht po punoja në një hotel dhe më merr nusja në telefon dhe më thotë se Martini ka shkuar në spital. Unë gjithmonë mendoja se mund të ketë bërë ndonjë sherr të vogël  ose mund pas ndonjë goditje, ndonjë diçka. Morëm mësuesen nuk më përgjigjet, e morëm përsëri e hap telefonin. Marr një kolegun tim aty dhe iki te spitali Ushtarak. Më thanë që djali juaj është në sallën e operacionit dhe është goditur vetëm njëherë dhe ka mundësi të shpëtojë. Pas një ore, ose pas gjysmë ore nuk e di se isha shumë i tronditur, më thirrën doktorët dhe më thonë që nuk mundi të mbijetonte Martini, ishte prekur zemra.

Ju thatë që kishte ndodhur një sherr në shkollë…

Mamaja: Po kishte ndodhur një sherr. Pse, nuk e dimë, arsyen nuk e dimë. Ishte i qetë si gjithmonë.

Babai: Nuk bënte sherr me njeri dhe kur luante futboll, nuk bënte sherr. Ishte njeri.. ishte lider, lider. Martini deri në klasën e 6 ka qenë me krejt 10 me fleta lavdrimi, pastaj vazhdoi sportin dhe do bëhem si Ronaldo thoshte, mirë i thoshim ne. E çonim në stërvitje, ikte me shokët, vinte. Do bëhem si Ronaldo, do bëhem i famshëm babai, thoshte. Unë jam i dashur, jam njësh.

Kur keni biseduar për herë të fundit me atë?

Babai: Një natë para..

Mamaja: Një natë para e pyeta a ke ndonjë shqetësim, jo më tha jo ma asgjë, i qetë si gjithmonë. Në mëngjes iku për shkollë, oj ma po iki për shkollë më tha. Iku si çdo ditë, nuk më krijoi asnjë dyshim Martini.

Ku punoni? Me çfarë merreni?

Babai: Unë punoj shef salle në një hotel, afër SPAK.

Po zonja?

Babai: Zonja është marrë gjithmonë me rritjen e kalamajve, ka qenë mësuese në vendlindjen tonë. Gjithmonë është marrë me rritjen e fëmijëve, me edukimin e tyre.

Është e vërtet që kishit vendosur që të largoheshit nga Shqipëria pak kohë më vonë?

Babai: Po, gjithmonë dhe e shprehja këtë dëshirë me miqtë dhe ata që më njohin. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë më premtonte që do vini sa më shpejt dhe kemi 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur që të lejoja fëmijën të jetoj këtu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →