Të fitosh në mitikun “Anfield”, për më tepër me rezultatin e pastër 0-3, është një gjë që nuk ndodh shpesh, aq më tepër për një skuadër si Atalanta. Bergamaskët vunë në jetë në kryevepër të vërtetë duke thyer Liverpool në çdo aspekt, një fitore bindëse që i jep një bonus të madhe për ndeshjen e kthimit, praktikisht janë me një këmbë në gjysmëfinalen e Europa League.
Një nga lojtarët më të mirë në fushë për ekipin bergamask ishte edhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti i cili në një intervistë për faqen zyrtare të klubit nuk i fshehu emocionet për këtë sukses historik:
“Unë kam qenë prezent edhe kur fituam në Champions League, por kjo fitore ishte edhe më e bukur, arritëm të mposhtim një skuadër historike si Liverpool, në një stadium të mbushur me tifozët e tyre. Të fitoje 3-0 ishte shumë bukur, zhvilluam një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Liverpool bëri shumë gabime, por ata janë një skuadër e shkëlqyer, shumë e forte, duhet të jemi të kujdesshëm pasi asgjë nuk ka përfunduar”, u shpreh Gjimshiti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co