Bota

Ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit, policia shpëton 2 turistët lituanezë! U gjetën pas disa orësh kërkime

ishin bllokuar ne gjirin e anglezit policia shpeton 2 turistet lituaneze u gjeten pas disa oresh kerkime

































Policia u ka ardhur në ndihmë dy turistëve lituanezë, që kishte mbetur të bllokuar  në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”.

karaburun

Ata ishin duke bërë ecje, por më pas e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falëmderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts