“Ishin kërcënim!”/ Forcat amerikane shkatërrojnë një dron dhe dy raketa balistike të rebelëve Houthi

ishin kercenim forcat amerikane shkaterrojne nje dron dhe dy raketa balistike te rebeleve houthi
ishin kercenim forcat amerikane shkaterrojne nje dron dhe dy raketa balistike te rebeleve houthi

Në 24 orët e fundit, forcat amerikane kanë shkatërruar një mjet ajror pa pilot Houthi (UAV) dhe dy raketa balistike kundër anijeve (ASBM) që u hodhën në Detin e Kuq nga zonat e kontrolluara nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani. Kështu njoftoi sot selia ushtarake amerikane, e cila është përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme (Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM).

Një postim nga CENTCOM në Platformën X thotë se u përcaktua se UAV-të dhe raketat balistike përbënin një “kërcënim të menjëhershëm” si për forcat e koalicionit amerikan dhe ndërkombëtar, si dhe për anijet tregtare në zonë.

Kujtojmë se prej kohësh rebelët Houthi shënjestrojnë anijet tregtare dhe jo vetëm që lëvizin në Detin e Kuq. Këto sulme vijnë si shenjë hakmarrje për luftën në Lindjen e Mesme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →