Bota

Ishin rrëmbyer nga Hamasi, gjenden trupat e gjashtë pengjeve në Gaza

ishin rrembyer nga hamasi gjenden trupat e gjashte pengjeve ne gaza
ishin rrembyer nga hamasi gjenden trupat e gjashte pengjeve ne gaza

Izraeli ka njoftuar se forcat e saj kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se trupat janë gjetur të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën e Rafah.

IDF ka zbuluar për publikun edhe identitetin e viktimave dhe bëhet fjalë për Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino.

Zëdhënësi Daniel Hagari tha se nga një vlerësim fillestar është arritur në përfundimin se pengjet ishin “vrarë në mënyrë brutale nga terroristët e Hamas, përpara se të gjenden”.

Në deklaratën e lëshuar të dielën në mëngjes, IDF ka thënë se trupat janë rikthyer në territorin izraelit. “Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor 2023 dhe u vranë nga Hamasi në Rripin e Gazës” u tha nga ushtria e Izraelit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts