Bota

Ishte duke punuar për shuarjen e zjarrit/ Humb jetën një zjarrfikës

ishte duke punuar per shuarjen e zjarrit humb jeten nje zjarrfikes
ishte duke punuar per shuarjen e zjarrit humb jeten nje zjarrfikes

Një zjarrfikës ka humbur jetën sot në Klinë, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ishte duke ndërhyrë për të shuar një zjarr, kur papritur u rrëzua në tokë.

“Rreth orës 13:50, stacioni policor mori një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Gjatë ndërhyrjes, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë”,” tha Gashi.

Ai u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts