Ishte e parkuar/ Digjet makina e efektivit në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm

ishte e parkuar digjet makina e efektivit ne lezhe dyshohet i qellimshem
ishte e parkuar digjet makina e efektivit ne lezhe dyshohet i qellimshem

Digjet një automjet tip Opel në Lagjen Besëlidhja në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se mjeti ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të një punonjësi të Policisë.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se djegia e mjetit të jetë bërë i qëllimshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po heton në lidhje me rastin. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti është arritur të mos digjet plotësisht.

[embedded content]

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetases R. Z.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →