Bota

“Ishte gati të merrte plumbin në vendin tim” – Donald Trump vlerëson agjenten e Shërbimit Sekret pas atentatit: Më mbrojti në çdo mënyrë që mundi

ishte gati te merrte plumbin ne vendin tim donald trump vlereson agjenten e sherbimit sekret pas atentatit me mbrojti ne cdo menyre qe mundi





































Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka folur për herë të parë për agjentët e shërbimit sekret të cilët u hodhën si mbutojë tek ai, teksa 20-vjeçari Thomas Crooks tentoi t’i bënte atentat më 13 korrik.

trump1

Konkretisht Trump ka folur për një vajzë, ku u shpreh se “kjo grua ishte gati të hante plumbin në vendin tim”.

Trump lavdëroi agjenten “trime” gjatë fjalimit të tij në St. Cloud, Minesota, pasi pas atentatin e tij ajo u sulmua nga ndjekësit me mesazhe seksiste në rrjetet sociale, për shkak të gjatësisë së saj.

Siç raporton Daily Mail, 78-vjeçari Trump lavdëroi agjenten, duke lënë të kuptohet se ajo ishte gati të sakrifikonte veten për të, pasi ligjvënësit republikanë, komentuesit e djathtë dhe mbështetësit e tij hodhën akuza ndaj rojeve femra të sigurisë se ishin përgjegjëse për fiasko të Shërbimit Sekret për të mos mbrojtur ish-presidentin

“Askush nuk u vonua, një grua që ishte në të djathtën time, një person i mrekullueshëm, më mbrojti në çdo mënyrë që mundi dhe u kritikua nga lajmet e rreme se nuk ishte mjaft e gjatë. Ajo ishte kaq e guximshme, më mbronte me gjithçka, ishte gati të hante plumbin”, është shprehur Trump.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts