Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme (31 korrik) në Butrint, pasi një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë.
Yvona Bore nga Holanda, ishte me grup turistësh gjatë paradites së sotme në Butrintin Antik, ndërsa në një moment kur ka shkuar në Kala nuk është ndjerë mirë.
Menjëherë është njoftuar ambulancva e cila e ka dërguar në Sarandë.
Sipas bluzave të bardha, e moshuara dyshohet se ka pësuar një arrest kardiek, e për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co