Në sezonin e fundit të Jurgen Klopp, tifozët e Liverpool kanë nisur të ëndërrojnë për një fund të lumtur. Të kuqtë bëjnë për vetë trofeun e parë që ishin në valle, Carabao Cup, duke mposhtur në finale Chelsea-n. Më apo pa Brojën, blutë vijojnë të zhgënjejnë, me Pochettino-n që del edhe një herë “duar bosh” duke vërtetuar se ka “alergji” nga trofetë.
[embedded content]
Kjo finale nisi në malore për Klopp ende pa nisur teksa ishte i detyruar të bënte pa shërbimet e Salah dhe Nunes. Chelsea e nisi më mirë duke gjetur rrugën e rrjetës me Sterling, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Kjo finale ishte “zjarr” me dy ekipet që prodhuan një futboll të hapur me shumë raste për shënim. Në minutën e 60-të ishte Van Dijk që dërgoi topin në rrjetë, por sërish protagonist u kthye VAR duke anuluar golin e holandezit për pozicion jashtë loje. Chelsea ushtroi një presion asfiksues në zonën e Liverpool duke flirtuar me golin e fitores në të paktën tre raste të pastra. Koha e rregullt nuk prodhoi një fitues duke bërë që kjo finale të shkonte në shtesë. Në minutën e 118, Van Dijk me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Liverpool-it trofeun e Carabao Cup, ndërsa janë ende në lojë, në FA Cup, kryesojnë Premier League dhe ndodhen në 1/8 e Europa League:
[embedded content]
“Ajo që ndodhi këtu ishte absolutisht e çmendur, këto gjëra nuk janë të mundshme. Një skuadër, një akademi plot karakter. Jam shumë krenar që mund të jem pjesë e kësaj feste. Gjëja më e çmendur është se ne e merituam fitoren”, u shpreh Jurgen Klopp pas finales.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co