Ishte parashikuar të mbahej sot, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Ndërkohë, gazetarët kanë pyetur dhe nënkryetarin e Rithemelimit, Gazment Bardhi se pse u shty mbledhja, ky i fundit tha; pyesni Kuvendin e Shqipërisë.
“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,
Ju njoftojmë se:
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë.”, thuhet në njoftim.
Nuk kemi një vendim se kur do të zhvillohet mbledhja e radhës. Sot palët do të diskutonin në lidhje me objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore parlamentare.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mendohet se shkak i shtyrjes është mungesa e dakordësisë për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co