Presidenti amerikan Joe Biden, teksa ndodhet në Nevada, si pjesë e fushatës së tij për rizgjedhje në nëntor, është zbuluar se është infektuar me koronavirusin e ri dhe po shfaq “simptoma të buta” të COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.
Kreu i shtetit demokrat, 81 vjeç, “plotësisht i vaksinuar”, ka rrjedhje hundësh, kollë, dhe i është dhënë doza e parë e Paxlovid-it, ndërsa do të qëndrojë në izolim për rreth 24 orë pasi të kthehet në fortesën e tij në Rehoboth, Delaware. Ai do të duhet të ruaj distancën, si pjesë e protokollit kundër COVID-19.
“Ndihem mirë,” u tha Biden gazetarëve ndërsa hipi në Air Force One, avioni presidencial, pasi dyshimet për shëndetin e tij fizik dhe mendor ndizen dhe zyrtarët në partinë e tij i bëjnë thirrje që të tërhiqet. “Sot pasdite dola pozitiv për COVID-19, por ndihem mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për urimet. Do të izolohem ndërsa shërohem dhe gjatë kësaj kohe do të vazhdoj të punoj për të kryer punën për popullin amerikan”, shtoi ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co