Ishte planifikuar sot, shtyhet për nesër seanca e posaçme parlamentare për ndryshimet në qeveri

ishte planifikuar sot shtyhet per neser seanca e posacme parlamentare per ndryshimet ne qeveri





































Seanca e posaçme parlamentare për ndryshimet në qeveri dhe Kuvend, e cila ishte parashikuar për sot pasdite është shtyrë për ditën e nesërme.

kuvendi

Mësohet se shkak është bërë sepse Presidenti Bajram Begaj ende nuk ka bërë dekretimet e emrave të rinj.

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje ndryshime të papritura në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Socialiste. Ndërkohë, më pas Kryeministri pati një takim në Presidencë me Presidentin Bajram Begaj, i cili pritet të dekretojë ndryshimet.

Por ndërkohë që priten dekretimet, seanca e parashikuar për sot është shtyrë për nesër në orën 18:00.

Në seancën plenare pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.

Kujtojmë se sesioni parlamentar u mbyll të premten, ndërsa në mënyrë krejt të papritur Lindita Nikolla dha dorëheqje nga posti i kryeparlamentares. Ajo deklaroi se vendimi ishte për arsye personale, ndërsa në vend të saj Rama propozoi Elisa Spiropalin.

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →